Dinamo është larguar me fitore nga “Loro Boriçi”. Skuadra e Ilir Dajës ka mposhtur me rezultatin 2-3 Vllazninë. Zabërgja ngriti siparin e golave në minutën e 28, ndërsa më pas ishte Nani ai që shënoi dy herë të tjera, përkatësisht në minutën e 43-të dhe të 53-të.
Shkodranët reaguan vetëm në minutat e fundit të takimit. Çoba e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 88, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Spahija ngushtoi shifrat në 2-3. Por dy golat e shënuar nuk i mjaftuan Vllaznisë, pasi fitorja në fund i përket Dinamos./Sport Ekspres/