Mirlind Daku është rikthyer që të gjejë veten dhe besimin te goli te Rubin Kazani. Pas një periudhe të vështirë të kaluar si në klub ashtu edhe në Kombëtare, Daku është rikthyer që të shënojë si më parë.
Këtë herë shqiptari ka tundur rrjetën në transfertë ndaj CSKA, ndërsa pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1. Në fundin e pjesës së parë, ishte një pasim brilant i Shabanhaxhaj me një “IQ” të lartë duke treguar të gjithë inteligjencën e tij, ndërsa më pas Daku arriti ta mbyll aksionin në mënyrën më të mirë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/