Futbolli është masivizuar së tepërmi në Shqipëri në kohët e fundit. Ky është padyshim një prej objektivave kryesorë pasi në një kohë ku diskutohet për efektin negativ të rrjeteve sociale dhe ndikimin e tyre të fëmijët, futbolli është shpëtimi i vetëm.
Krahas turneut të veteranëve që e kanë lënë futbollin, janë zhvilluar disa turne edhe për moshat e vogla në festën e vendit tonë.
Një prej tyre ishte edhe Turneu Kuq e Zi i organizuar për rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nga tre akademi të kryeqytetit për moshat U-11.
Në të morën pjesë gjashtë ekipe: “Lions A, Lions B, Astiri 1, Astiri 2, Spartaku A, Spartaku B”.
Në fund, turneu u fitua nga Astiri i drejtuar nga trajner?t Albjon Blloku dhe Endri Kembaci. Djelmoshat verdhezinj e fituan këtë trofe duke grumbulluar më shumë pikë se rivalët e tyre. /Sport Ekspres/