Njoftimi që mund të mos vinte më kurrë në këtë vit, “Tirona Fanatics” lënë mesazhin para derbit me Partizanin

Tirana do të përballet kundër Partizanit në këtë javë të Superiores. Një ndeshje vitrinë për elitën e futbollit shqiptar, ndërsa bardheblutë morën një lajm fantastik vetëm pak ditë para kësaj përballje. Tirana u dënua për të luajtur pa tifozë deri në fundin e sezonit pas ngjarjeve të ndodhura me Vllazninë, por më pas vendimi u hodh poshtë dhe bardhebluve i janë lejuar tifozët që për derbin me Partizanin. Tirona Fanatics kanë dalë me një njoftim sa i përket biletave kundër Partizanit, një njoftim që ndoshta mund të mos bëhej kurrë në këtë edicion.

“NJOFTIM I RENDESISHEM!

TE GJITHA biletat e sektorit ku do te qendrojne TIRONA FANATICS per ndeshjen kunder morrave kan dale ne shitje dhe do te shiten nga vete tifogrupi!

ASNJE BILETE E SEKTORIT (N103) NUK DO TE DALE NE SHITJE TE BILETARIA! Biletat mund ti gjeni tek Fan Club ke Selvia cdo dite nga ora 12:00-22:00 Bohena gati per spektaklin e rradhes! Tirona Fanatics 06”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/