Një përmbysje e botës së…futbollit! Nëse një ekip të Pep Guardiolës nuk e shihnit dot më shumë sesa dy ndeshje pa fituar, këtë herë mund ta shihni gjashtë ndeshje pa fituar. Pas pesë humbjesh radhazi, shumë menduan se sot ishte dita që Manchester City jo vetëm të fitonte, por të kthehej mes spektaklit dhe shifrave të thella.
Deri diku kjo hipotezë po rezultonte e drejtë, teksa dopieta e Haland dhe goli i Gundogan i dërguan shifrat në 3-0 në minutën e 53. Kur priteshin që shifrat të rriteshin, Feynordi reagoi, madje e ktheu rezultatin në një farë mënyre. Në minutën e 75 Moussa ngushtoi diferencën, në minutën e 82 Gimenez shënoi të dytën dhe në të 89, Hancko realizoi golin e tretë. Goli i tretë ishte një komedi e vërtetë dhe e pabesueshme sesi City pëson në mënyrë të tillë. A po e lëshojnë lojtarët Pep Guardiolën apo mbrojtja e Man City në këtë moment, lë shumë për të dëshiruar? /Sport Ekspres/