Liria e Prizreni dhe Apolonia/ Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, në Fier organizohet turneu i futbollit mes veteranëve

Në Fier, më 28 nëntor, do të organizohet një turne i veçantë futbolli me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë turne do të marrin pjesë ekipet e veteranëve nga Liria e Prizrenit, Apolonisë dhe Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë.

Turneu do të mbahet në kompleksin e Apolonisë në Fier dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.

Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë po përgatitet për këtë turne, i cili është kthyer tashmë në një traditë për të festuar Ditën e Pavarësisë.