Mirlind Daku i ka dhënë tre pikët skuadrës së tij mbrëmjen e sotme. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 2 gola në fitore. 3-0 të Rubin Kazanit. Daku, i cili u shpall më i miri i takimit, ka pasur një dedikim të veçantë. Lojtari 26-vjeçar ia kushtuar dy golat e tij Martin Canit, djaloshit që humbi jetën pas goditjes me thikë nga një tjetër 14-vjeçar.
“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vetë Martinin. Bëhuni të fortë, ai do të shndërrijë në parajsë”, ka shkruar Mirlind Daku në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”./Sport Ekspres/