Ky edicion i Ligës së Kombeve ishte historik për San Marinon. Këta të fundit e kanë përfunduar grupin në vendin e parë, duke siguruar kështu ngjitjen në Ligën C.
San Marino ka mposhtur sot Lihtenshtajnin me shifrat 1-3, duke siguruar kështu fitoren e parë në transfertë në një ndeshje zyrtare në historinë e tyre. Gjithashtu, kjo ishte ndeshja e parë ku Kombëtarja e mikroshtetit europian ka shënuar më shumë se një gol në një takim zyrtar./Sport Ekspres/