Kreshnik Çipi ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania”. Ish-lojtari shqiptar ka komentuar ndeshjen që kuqezinjtë zhvilluan me Çekinë në “Air Albania”. Çipi ka kritikuar zgjedhjen e Silvinjos për të futur në fushë Seferin pas dëmtinit të Jasir Asanit. Ai sqaron se Seferi është lojtar që kryen më tepër detyra mbrojtëse në krahë, duke mos i dhënë ritmin e duhur ekipit në sulm.
“Me hyrjen e Taulant Seferit duket sikur trajneri jonë kërkonte më tepër barazimin. E vërteta është që Taulant Seferi shpesh kthehet me shpinë nga kundërshtari dhe me fytyrë nga porta jonë. Po ta vësh re, numrin më të madh të topave që merr, ai shkon drejt portës sonë në një kohë që duhet të shkojë drejt portës së kundërshtarit. Ndoshta duhej të futej Hoxha në vend të Seferit”, ka thënë Kreshnik Çipi./Sport Ekspres/