“Shqiptarët luftojnë dhe kafshojnë, i kam stërvitur vetë dhe di ç’flas”, trajneri ukrainas paralajmëron: Nëse nuk shkojmë ai ujqër në Tiranë…

Shqipëria do të presë Ukrainën në “Air Albania” më 19 nëntor. Kuqezinjtë do të provojnë që të marrin vendin e parë në grupin B1 të Ligës së Kombeve në ndeshjen e fundit. Vitaly Kvartsyany ka paralajmëruar bashkëkombasit e tij se nuk do të jetë e lehtë në Tiranë. Trajneri ukrainas ka thënë për “Ukrainian Football” se shqiptarë do të luftojnë dhe do të kafshojnë në Tiranë. Sipas tij, nëse ukrainasit duhet të shkojnë si ujqër në Shqipëri, pasi vetëm kështu mund të marrin një rezultat pozitiv.

“Besoj se ka shanse për fitore. Edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Shqiptarët janë lojtarë kaq të palëkundur, agresivë, të fortë fizikisht. Më është dashur të kryqëzoj rrugën me ta gjatë punës së trajnerit. Nëse ukrainasit nuk shkojnë si ujqër në ndeshjen e Tiranës, atëherë… as që e di.

Gjeorgjia përbëhet gjithashtu nga lojtarë emocionalë, të nxehtë dhe me temperament. Por ata janë heronj vetëm kur ka shumë prej tyre. Shqiptarët janë ndryshe. Kështu që të gjithë mund të nxitojnë të “sulmojnë kështjellën” vetë. Ata do të luftojnë dhe do të kafshojnë. Kam stërvitur shumë lojtarë nga Ballkani, veçanërisht shqiptarët, ndaj e di se për çfarë po flas”, ka thënë Vitaly Kvartsyany./Sport Ekspres/