Partizani ka bërë një tjetër shitje të nivelit të lartë për futbollin shqiptar. Të kuqtë kanë arritur marrëveshjen me Racing Santander për Maguette Gueye.
Kartoni i mesfushorit ka kushtuar 1 milion euro, ndërsa lojtari kishte edhe 1 vit të mbetur në kontratë te kryeqytetasit. Santander është pjesë e La Liga 2 dhe sigurisht që ky kalim është një hap i madh për Gueye. /Sport Ekspres/