Spanja, Portugalia dhe Maroku do të jenë organizatorët e Kupës së Botës 2030. Për herë të parë, Botërori do të zhvillohet në dy kontinente. Maroku ka nisur nga puna për projektin e tij ambicioz, për t’i dhënë botës stadiumin me kapacitetin më të madh në historinë e futbollit.
Shteti afrikan do të ndërtojë një stadium me kapacitet 115 mijë vende 38 kilometra larg Kazablankës. Aktualisht janë shpallur edhe kompanitë fituese për ndërtimin e tij. Maroku synon të presë kështu finalen e Kupës së Botës për vitin 2030, e cila do të luhej në stadiumin më të madh që ka parë ndonjëherë historia e futbollit./Sport Ekspres/