Ervin Fakaj ka vlerësuar paraqitjen e Armando Brojës në miqësoren e sotme kundër Suedisë. Ish-mbrojtësi shqiptar ka zgjedhur lojtarin e Fullhemit përpara Manajt. Ai ka thënë në studion e emisionit “Kuq e Zi” në “Supersport” e Broja bën në fushë atë që Manaj nuk mund ta bëjë kurrë në jetë.
“Broja bën atë që Manaj s’mund ta bëjë kurrë në jetë. Ai merr topin, driblon 2-3 lojtarë, bën sprint për 50 metra. Për atë rastin që Ylli Aga thotë që është penallti, unë them se më tepër është nga forma e tij fizike. Po të ishte Broja në 100%, atëherë do të kishte hyrë me gjithë top e me gjithë portier e mbrojtës në portë”, ka thënë Ervin Fakaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/