Zakonisht lojtarët shqiptarë kanë një kasetë të regjistruar që e përdorin sa herë dalin në deklarata për mediat. Këtë herë ajo që vjen nga Kosova është një histori qesharake. Spektaklin e ka dhënë Vedat Muriqi, i cili është bërë protagonist më shumë pas ndeshjes me Armeninë sesa gjatë kësaj përballje.
“Jam shumë i lumtur që e kemi nisur me tre pikë. Ky trajner është i mirë, na ka përgatitur edhe nga ana teknike dhe kjo na mungonte shumë në krahasim me përgatitjet që na kanë bërë trajnerët e tjerë”, ka thënë Muriqi pasi Kosova fitoi 0-1 në miqësoren kundër Armenisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/