Skautët e Juventusit do të gjendeshin në stadiumin e Parmës për të ndjekur miqësoren mes Shqipërisë dhe Kilit. Arsyeja ishte vecanërisht Mario Mitaj, teksa bardhezinjtë e shihnin si një profil interesant për ta transferuar në Itali.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, “Tuttomercatoweb” ka dalë me një lajm ku thuhet se skautët e Juventusit janë impresionuar nga performanca e Mitajt në stadium. Ata e shohin “Super Marion” si një rast ideal që duhet nënshkruar menjëherë për shkak të cilësive që zotëron dhe për faktin se kartoni i tij është lehtësisht i përballueshëm nga skuadra italiane. /Sport Ekspres/