Ishte dikur frika më e madhe e Silvinjos dhe që u bë realitet, por fatmirësisht në një moment që nuk bëri shumë dëm. Pas një Kombëtare të magjishme, ndeshja e fundit e një nate për të merituar 10 me yll ishte ajo fitore 3-0 kundër Cekisë, aty ku siguruam thuajse edhe matematikisht kualifikimin në Europian.
Që pas asaj ndeshje, performanca e Kombëtares ra ndjeshëm. Pas saj erdhën dy barazime kundër Moldavisë dhe Ishujt Faroe dhe më pas një humbje kundër Kilit. Shqipëria tregon qartë se humbet shumë nga lufta dhe identiteti i saj kur luan pa objektiv dhe është e shkujdesur, por do të jetë po ky ekip që me siguri do të transformohet dhe do të ketë të njëjtën magji kur Euro24 të fillojë në qershor. /Sport Ekspres/