Mbrëmjet e sotme janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinaliste të fazës “play off” për një vend në Euro 2024. Greqia dhe Polonia kanë fituar bindshëm në takimet e tyre respektive. Fqinjët jugorë kanë mposhtur me shifrat e thella 5-0 ndaj Kazakistanit, ndërsa polakët kanë shkatërruar Estoninë me rezultatin 5-1.
Ndërkohë po me goleadë kanë përfunduar edhe dy sfidat e tjera, ato mes Izraelit dhe Islandës, si dhe Uellsit dhe Finlandës. Islanda dhe Uellsi kanë fituar të dyja me të njëjtin rezultat, atë 4-1. Një biletë për në fazën e fundit të “play off”-it e kanë prerë edhe Gjeorgjia, që mposhti 2-0 Luksemburgun, dhe Ukraina, që eliminoi Bosnje-Hercegovinën me shifrat 2-1.
Në këtë mënyrë janë mësuar edhe tre çiftet e finaleve të “play off”-it. Uellsi do të përballet me Poloninë për një vend në Euro 2024, Islanda do të sfidojë Ukrainën, ndërsa Greqia do të ndeshet me Gjerogjinë. Të treja ndeshjet do të luhen mbrëmjen e 26 marsit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/