Albion Ademi mori një vendim të ri në karrierë duke firmosur për Tianjin Tigre në elitën e Kinës. Kjo aventurë e re ka nisur mirë për këtë futbollist që në dy ndeshjet e para ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist. Në të shkuarën, Ademi refuzoi Finlandën dhe zgjodhi që të përfaqësonte kuqezinjtë, duke iu bashkuar Shpresave të Bushit. (Më poshtë gjeni intervistën e plot të Albion Ademit në Koha Shtesë).
“E dinë se jam edhe nga Finlanda dhe nga Shqipëria, por unë i kam thënë të gjithëve sejam nga Shqipëria. Se kam jetuar gjithë jetën në Finlandë, por i kam thënë se jam shqiptar. Në Kinë kishin shumë respekt për Shqipërinë, e kishin parë edhe Kombëtaren që arriti në Europian. Gjithashtu më kanë pyetur: “A do të shkosh në Kombëtare?”. Finlanda nuk donte që unë të ikja te Shqipëria.
Por kur bëra zgjedhjen, i thashë se do të luaja për vendin tim. Edhe kur erdha te Shqipëria, provuan prapë që të më merrnin, por nuk pranova. Unë jam mësuar që fëmijë të shoh fanellën kuqezi. Finlanda më tundoi duke më dhënë mundësinë për të qenë pjesë e Europianit të U21, por isha i bindur te zgjedhja ime, i thashë: “Kam vendosur njëherë, nuk e ndryshoj më.
Për ushqimin nuk është problem, jam përshtatur mirë, njerëzit janë mikëpritës dhe ka shumë tifozë në stadium. Sa i përket ushqimit, i japin një tjetër ushqim kinezëve dhe ne që vijmë nga Europa, kemi një tjetër menu.
Gjithashtu është një përkëthyes që na përkëthen çdo fjalë të trajnerit dhe për ne është ai si trajneri ynë. Sigurisht që mua më frymëzon shumë rasti i Jasir Asanit, përderisa ka bërë një kalim të tillë nga Korea te Kombëtarja dhe unë kam besim se nëse bëj mirë këtu, mund të thirrem te Shqipëria”, tha Ademi. /Sport Ekspres/