Kristjan Asllani ka kaluar me sukses provën e tij të vërtetë te Interi. Mesfushori shqiptar zhvilloi tre paraqitje nga minuta e parë në harkun kohor të një jave. Paraqitjet ishin mjaft pozitive për 21-vjeçarin, i cili gjithashtu numëron një asist dhe një gol të shënuar në këto tre sfida. Françesko Pratali ka dhënë një intervistë për “FCInter1908.it”, ku ka analizuar profilin e Asllanit, me të cilin ka edhe njohje personale.
“Kur luan Kristjan ne zëmë gjithmonë këndin më të mirë në divan (për ta parë)! Ai ka qenë gjithmonë tifoz i Interit, që i vogël. Të shënosh gola në “San Siro”, para tifozëve, me një stadium plot dhe me një fanellë të Interit, mendoj se është gjëja më e mirë për të. Ka disa kohë që e pret këtë moment. Është dikush që e ka golin në venat e tij. Për mendimin tim është një djalë shënon 4-5 herë në kampionat.
Ju siguroj se nuk është e lehtë të jesh gati dhe të bësh diferencën në një ekip që synon të fitojë kampionatin. Nuk kisha asnjë dyshim për këtë. Ai është një djalë me profesionalizëm të jashtëzakonshëm. E pashë të tillë kur ishte 16 vjeç, nuk kam parë kurrë dikë me një mentalitet si ai. Ishte që atëherë i rritur. Kjo ka qenë gjithmonë një nga pikat e tij të forta.
Ai i ishte afruar edhe herë të tjera (golit). Fakti i gjetjes së vazhdimësisë dhe besimit e lejoi gjithashtu të provonte një goditje shtesë, të merrte një përgjegjësi shtesë. Unë shoh që ai ka hyrë efektivisht në rotacionet e Inzagit. Grupi e trajton si një lojtar të rëndësishëm. Është lojtar inteligjent. Ndoshta bën dy futje (në zonë), por i bën në momentin e duhur, kur sheh mundësinë se mund të lëndojë. Ai bëri një lëvizje si një lojtar ekspert dhe më pas shënoi një gol të shkëlqyer”, ka thënë Françesko Pratali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/