“Për Shqipërinë do të jetë derbi”, menaxheri i Mitajt paralajmëron italianët: Po rekuperohet Broja, nuk do vijnë për pushime në Europian

Shqipëria dhe Italia do të luajnë ndeshjen e parë në grupet e Euro 2024 mes tyre. Një përballje të cilën menaxheri i Mario Mitajt e cilëson si një derbi. Silvio Paliari ka paralajmëruar bashkëkombasit e tij përmes “Tuttomercatoweb.com” se Shqipëria nuk do të shkojë për pushime në Europian.

“Për Shqipërinë është një lloj derbi me Italinë. Ata janë të dashuruar me Italinë. Ka një ndjesi të madhe mes Italisë dhe Shqipërisë. Kombëtarja është vërtetë e fortë, nuk arritën rastësisht të parët e grupit. Broja po rekuperohet, Shqipëria nuk do të shkojë për pushime në Europian”, ka thënë Silvio Paliari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *