Po përjeton momentin e artë të karrierës dhe tifozët po e krahasojnë me Ronaldinho-n, ja si e quajnë Ernest Muçin te Beshiktashi

Ernest Muci është duke përjetuar momentin më të artë të karrierës. Futbollisti shqiptar ka shkëlqyer në katër ndeshjet e zhvilluara te Beshiktashi, duke qenë më i mirë në skuadrën e tij.

Klasi është treguar edhe në ndeshjen e djeshme kundër Konyaspor. Pavarësisht se bëhej fjalë për një ndeshje Kupe dhe pavarësisht se Muci zhvilloi disa ndeshje në pak kohë, nuk e uli aspak nivelin e tij. Tifozët në rrjetet sociale e kanë krahasuar edhe me Ronaldinho-n, ndërsa Beshiktashi e emërton kështu në rrjetet sociale: “Maestro”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *