“Nuk mund të përgojoj një lojtar me 80 ndeshje, por nuk më ka pëlqyer”, Kushta: Hysaj më ka bërë përshtypje në ndeshjet e fundit

Sokol Kushta ishte i ftuari i radhës në “Soccer Talk Podcast”. Në çështjet e diskutuara mes tij dhe Skënder Gegës ishte edhe Kombëtarja. Kushta është ndalur te paraqitjet e lojtarëve, ku ka treguar se i ka bërë përshtypje Elseid Hysaj. Ish-sulmuesi i njohur është shprehur se mbrojtësi shkodran i ka pëlqyer në tre ndeshjet e fundit, në ndryshim nga gjithë paraqitjet e zhvilluara më parë me fanellën kuqezi. Meritë këtu i jep Silvinjos, që duket se e ka shndërruar Hysajn në Kombëtare.

“Tre ndeshjet e fundit, edhe Hysaj më ka bërë përshtypje, që në 70-80 ndeshje s’më ka bërë asnjë herë. Nuk më ka bërë të ndihesha mirë për atë që kisha qejf. Nuk mund të përgojojmë një lojtar që ka 80 ndeshje, por mua nuk më ka pëlqyer. Ndoshta trajnerët kanë ndikuar negativisht, se s’ka mundësi. Me këtë trajner, në tre ndeshjet e fundit që e ka sistemuar te loja e tij, ai ka luajtur mirë”, ka thënë Sokol Kushta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *