Granit Xhaka ka shënuar një nga golat më të bukur të sezonit në Bundesligë. Mesfushori shqiptar i ka lënë të gjithë pa fjalë që në minutën e 3-të të takimit. Kur të gjithë prisnin një pasim ose harkim në zonë, Xhaka i befasoi me gjuajtjen e tij.
Mesfushori i Leverkusenit goditi me të majtën e tij dhe realizoi një gol mbresëlënës nga një pozicion i vështirë. Bajer Leverkuseni është duke u përballur me Majncin, takim që tashmë është në baraspeshë 1-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
WHAT A STRIKE FROM GRANIT XHAKA TO OPEN THE SCORING!!!
?? @FootColic pic.twitter.com/jIClJmNmB1— Football Report (@FootballReprt) February 23, 2024