Përballja mes Renit dhe Milanit ka përfunduar me shifrat 3-2. Skuadra franceze ka gjetur tre herë rrugën e rrjetës me anë të Burizhusë. Mesfushori francez zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11 të takimit, ndërsa në të 54-tën dhe në të 68-n u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Por tregolëshi i tij nuk mjaftoi. Golat e Joviçit (22’) dhe Leaos (58) bënë që Milani të sigurojë kualifikimin për në fazën pasardhëse të Ligës së Europës, pavarësisht humbjes së sotme. Kuqezinjtë kishin fituar me shifrat 3-1 në “San Siro” një javë më parë dhe për këtë arsye bileta për në 16 më të mirat e Ligës së Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??| GOAL: Bourigeaud with a HATTRICK!!
Rennes 3-2 AC Milan
— CentreGoals. (@centregoals) February 22, 2024