“Nuk rri dot atje, është afër me Korenë e Veriut”! Zbulohet arsyeja e çuditshme si Jurgen Klinsman u shkarkua: A mundem të jetojë në Los Angeles dhe të vij për ndeshje?

Trajneri gjerman Jurgen Klinsmann u shkarkua nga pankina e kombëtares së Koresë së Jugut edhe pse pati një rezultat të mirë në Kupën e Azisë. Mirëpo, u zbulua arsyeja pse u shkarkua Klinsmann dhe në fund doli se për gjithçka ishte “fajtore” Koreja e Veriut.

Përkatësisht, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Koresë së Jugut i kërkuan Klinsmann që gjatë detyrave të tij përfaqësuese të transferohet në qytetin Paju, ku ndodhet qendra stërvitore e kombëtares.

Megjithatë, për habinë e kreut të Federatës, Klinsmann e hodhi poshtë këtë mundësi dhe kërkoi të qëndrojë në Los Angeles dhe të vijë në Korenë e Jugut vetëm kur është e nevojshme, por jo të kalojë një kohë të gjatë atje.

Siç shkruan Spiegel gjerman, ka rezultuar se Klinsmann ka refuzuar të jetojë në atë qytet sepse është shumë afër kufirit me Korenë e Veriut dhe nuk i ka pëlqyer aspak kjo ide, prandaj në fund është shkarkuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *