Këtë herë nuk është një statistikë e mirë, Myrto Uzuni futet mes 5 lojtarëve me diferencën më të keqe të golave në La Liga

Myrto Uzuni po has shumë vështirësi këtë herë me Granadan në La Liga, shumë më ndryshe nga ai sezon i mëparshëm në La Liga 2. Sulmuesi shqiptar ka arritur që të realizojë 6 gola në 24 ndeshje të kampionatit deri tani.

“Opta” ka publikuar listën e pesë lojtarëve që kanë diferencën më të keqe të golave të pritshëm dhe golave të shënuar në këtë sezon. Në këtë listë ka vend edhe për Myrto Uzunin, i cili gjendet së bashku me Iago Aspas dhe Robert Leëandoëski. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *