VIDEO/ Partizani i Shehit përmbys Tiranën në derbi, gabimi i Hotit vë në rrezik edhe “final four”-in për bardheblutë

Kryeqyteti vishet me ngjyrën e kuqe. Partizani ka mposhtur sot Tiranë me shifrat 2-1. Orges Shehi ishte i pranishëm në “Air Albania”, por këtë herë qendronte në krye të pankinës së Partizanit dhe jo të asaj bardheblu. Tirana e gjeti mjaft shpejt rrugën e rrjetës, teksa Latifi ngriti peshë “Fanatics”-at që në minutën e 7 të takimit.

Megjithatë, të kuqtë reaguan dhe brenda pjesës së parë arritën të kthenin rezultatin. Portieri hoti bëri një gabim fatal në minutën e 30 të takimit, kur pengoi Skukën në zonën e rreptësisë. Gjyqtari sinjalizoi për një 11 metërsh, i cili u shndërrua në gol nga Skuka. Afërsisht 10 minuta më vonë, Tedi Cara depërtoi lehtësisht në mbrojtjen bardheblu, duke vulosur shifrat 2-1.Kjo humbje i vështirëson edhe më shumë pozitat e Tiranës në tabelën e renditjes. Një vend në “final four” vihet në rrezik, pasi pas qendron Dinamo me vetëm 3 pikë më pak, por me dy ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

GOOOOOOL! Cara scores in derby……….
byu/Football_24_7 insoccer

GOOOOOOL! Skuka scores from 11 meters…
byu/Football_24_7 insoccer

GOOOOOL! Latifi scores in derby………
byu/Football_24_7 insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online