Zyrtare/ Futbollisti shqiptar ndryshon skuadër, prezantohet në vendin ku shkëlqeu si lojtar

Lirim Kastrati ka ndryshuar ambient ditën e sotme. Futbollisti shqiptar është larguar nga Fehervari në formë huazimi drejt Lokomotivës së Zagrebit. 25-vjeçari është prezantuar në vendin ku shkëlqeu si lojtar.

Kastrati ka mbajtur veshur fanellën e Lokomotivës edhe më parë, më konkretisht në vitet 2017-2020. Futbollisti i pëfaqësueses së Kosovës do të jetë pjesë e skuadrës kroate deri në fund të këtij sezoni, për t’u rikthyer më pas në radhët e Fehervarit në Hungari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *