“Te Interi isha i pamatur”! Rei Manaj rrëfehet në Turqi: Tani jam pjekur prandaj po shpërthej, punoj shumë edhe pas stërvitjeve

Rei Manaj është në një super formë në Turqi. Sulmuesi është fjala e parë për shkak të super formës te Sivaspori. Në një intervistë për “TRT”, Manaj ka treguar edhe arsyen e shpërthimit te ekipi turk.

“Talenti nuk është asgjë përpara punës. Unë punoj shumë, godas portën dhe provojë goditjet pas çdo seance stërvitore. Kam qenë te Interi në një moshë shumë të re, isha i pamatur, isha në një klub të madh. Presioni dhe gjithçka bëri që të mos jepja maksimumin tim. Megjithatë arsyeja se pse po shpërthej tani te Sivaspori është fakti se jam i pjekur dhe mund të nxjerr gjithçka nga vetja, është kulmi i fuqisë simë. Në vitin e shkuar, kishte shumë ekipe nga Turqia që më donin.

Por ekipi i parë ishte Sivaspori dhe unë i kisha dhënë një fjalë presidentit, nuk mund t’i dilja nga fjala. E di që ka shumë ekipe që më duan, por tani jam i fokusuar vetëm te Sivaspori”, tha Manaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *