Interi nuk njeh kundërshtarë, zikaltrit përmbysin Romën me 4 gola dhe marshojnë drejt titullit kampion

Titulli kampion duket se do të shkojë në duart e lojtarëve të Interit në fund të këtoj sezoni. Zikaltrit nuk njohin kundërshtarë në Serinë A, ku mbrëmjen e sotme kanë marrë fitoren e radhës. Skuadra e Inzagit ka mposhtur me shifrat 2-4 Romën në “Olimpiko”. Goli i parë u realizua në minutën e 17 të takimit nga Açerbi, por Roma reagoi brenda pjesës së parë.

Mançini në minutën e 28 dhe El Sharaui në të 44-tën e dërguan Romën në epërsi në dhomën e zhveshjes. Megjithatë situata ndryshoi tërësisht në fraksionin e dytë të lojës. Vetëm 4 minuta pasi hynë në fushë, Turami ktheu sërish baraspeshën. Vetëm 7 minuta më vonë, Anglelino ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

Autogoli i tij përmbysi takimin në favor të Interit. Zikaltrit arritën të shënonin edhe një herë tjetër me anë të Bastonit, i cili vrau ndeshjen në minutën e 93-të. Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 60 pikëve, 7 më shumë se Juventusi i vendit të dytë. Ekipi i Inzagit marshon kështu drejt titullit kampion, që këtë sezon duket e vështira ta lënë t’u ikë nga duart./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *