Duket e pabesueshme, por është e vërtetë! Serbia ndihmon edhe Shqipërinë, do të rritet numri i lojtarëve në EURO24

Një dhimbje koke e madhe për Silvinjon do të jetë përzgjedhja e lojtarëve për Europianin e Gjermanisë. Në Botërorin e fundit të Katarit, u lejuan 26 futbollistëve që të grumbulloheshin për shkakun e Koronavirusit.

Por tani, në Euro 2024, lejohen vetëm 20 lojtarë dhe 3 portierë për t’u përfshirë në listë. Me shpërthimin e Rei Manajt dhe rikthimin e Armando Brojës që mungoi në kualifikuese, Silvinjo do të duhet të heq lojtarë që dhanë kontributin e tyre gjatë këtij rrugëtimi për përfshirjen e dy sulmuesve të lartpërmendur. (Gjithçka është zbuluar në emisionin që i kushtohet Kombëtares, në Koha Shtesë. E gjeni duke klikuar më poshtë)

Megjithatë ekziston një mundësi për zgjerim të listës. Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka marrë një iniciativë për të dërguar një kërkesë zyrtare në UEFA që do të paraqitet në forumin e trajnerëve në muajin prill. Në të kërkohet përfshirja e 25 futbollistëve në listë dhe jo 23 lojtarëve. Stojkovic ka marrë mbështetjen e shumë kolegëve të tjerë, ndërsa edhe në Botërorin e Katarit ishte kërkesa e trajnerit të Serbisë që e zgjeroi listën në 26 lojtarë. Asokohe FIFA e pranoi për shkakun e COVID, tani pritet që të shihet se cila do të jetë përgjigja e UEFA. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *