Zvicra në të njëjtin grup me Serbinë! Për herë të tretë në pak vite, shorti bën që helvetët të ndeshen sërish kundër serbëve, këtë herë në Ligën e Kombeve. Për të komentuar këtë përballje, i ftuar në Radio Dukagjini ishte ndihmës trajneri i Kosovës, Arbnor Morina.
“Zvicra ka pasur shumë luhatje në këto kohët e fundit, është kritikuar shumë edhe nga mediat. Serbia ka lojtarë që luajnë në kampionatet më të njohura pasi kanë menaxherë shumë të mirë, i dërgojnë gjithmonë në skuadra shumë të njohura ata. Nëse ka një Kombëtare që dua gjithmonë vetëm të humbas, është Serbia.
Megjithëse nuk tingëllon mirë në aspektin sportiv, por kështu dua. Nëse Serbia do të ketë prapë atë ngarkesën psikologjike, Zvicra do të fitojë. Kështu ndodhi edhe herën e fundit, Serbia mendonte se po luante kundër Shqipërisë dhe jo kundër Zvicrës, aq shumë të ngarkuar ishin”, tha Morina. /Sport Ekspres/