“Rei Manaj është si feniksi, rilind”! Heseti tregon se pse Silvinjo do e marrë në Europian: Nuk e ka bërë kurrë në karrierë, po shënon gola nga distanca

Sokol Cikalleshi! Ndoshta vlera e tij nuk kuptohet shumë nga tifozët e futbollit, por çdo specialist e dallon mbi të gjithë të tjerët. I ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, ku  u diskutua gjithçka në lidhje me Kombëtaren, Heset Quza kishte këtë vlerësim për Cikalleshin. (Emisionin e plot në Koha Shtesë e gjeni në linkun më poshtë)

“Silvinjo ka dhimbje koke për sulmin, por dhimbje të tilla të ketë gjithmonë. Sokol Cikalleshi është fenomenal. Për mua është te 5 sulmuesit më të mirë në Europë për presion te kundërshtari. Nëse ndonjë trajner do të drejtonte ndonjë ekip të madh dhe do të kërkonte shumë presingun, Cikalleshi do të ishte fiks për të

Rei Manaj? Është si feniksi. Rilindet, kthehet më i fortë se më parë. Është kombinimi i shumë fenomeneve brenda një personaliteti. Lajmi është që Manaj po shënon shumë gola nga distanca, nuk e ka bërë më parë në karrierë këtë gjë. Besoj se nuk më keqkuptoni, por më parë ne prisnim që sulmuesat tanë të bënin gol vetëm kur i binte topi në kokë. Për këtë arsye Silvinjo do ta marrë. Se ke Bajramin, ke Asanin dhe Manajn. Nëse ke tre lojtarë që mund të shënojnë nga distanca, është ngarkesë e madhe për kundërshtarin se nuk dinë se kë të mbajnë përpara dhe do të çrregullohen nga ana taktike”, tha Quza. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *