Drejtori sportiv i rivalëve i komenton merkaton Legias, “shpëton” vetëm lojtarin shqiptar: Është interesant, por vjen nga një ligë pa intensitet

Qendrim Zyba është lojtari më i ri i Legias së Varshavës. Skuadra e njohur polake përforcoi mesfushën pas largimit të Slizit me lojtarin e Ballkanit. Në një intervistë me “TVP Sport”, drejtori sportiv i Slask Vroklavës ka komentuar merkaton e rivalit të tij, Legias së Varshavës. Drejtori sportiv i skuadrës që udhëheq Ekstraklasën nuk i ka vlerësuar si përforcime transferimet e Legias, duke shpëtuar deri diku nga vlerësimi i tij vetëm Qendrim Zybën.

“Suplemente, jo përforcime. Rioja Morishita është një i panjohur. I shpejtë dhe i shkathët, ndoshta në krah, por Zo?eku nuk do ta lejojë atë të marrë atë pozicion. As Patrik Kuni nuk do të dorëzohet lehtë, sepse ka tiparin të luajë gjithmonë me mençuri dhe përgjegjësi. Qendrim Zyba është interesant në aspektin e numrave. Por ai erdhi nga një ligë pa intensitet. Kështu që do ta shohim se do të performojë”, ka thënë David Balda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *