Rei Manaj po përjeton një sezon të mrekullueshëm. Sulmuesi shqiptar ka gjetur formën e tij më të mirë te Sivaspori, ku po shkëlqen me golat e shënuar. Vetëm në muajin janar, ai ka arritur ta dërgojë topin 6 herë në rrjetë. Një shifër që e rendit të 11-in në botë në listën e golashënuesëve më të mirë për muajin janar.
IFFHS-ja ka publikuar listën me sulmuesit që kanë shënuar më tepër gola në muajin e parë të vitit 2024. Renditjen e udhëheq Kilian Mbape me 7 gola të shënuar, vetëm një më tepër se sa Rei Manaj. Statistika që janë një sinjal për të tërhequr vëmendjen e Silvinjos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/