Tirana ka marrë një tjetër fitore me stof pretendenti për kampion. Bardheblutë fituan me përmbysje shifrat 3-2 kundër Kukësit.
Salami shënoi golin e parë të takimit në minutën e 15. Ndërkohë Latifi solli baraspeshën në minutën e 28. Kur u mendua se Tirana do të përmbyste, ishte Dragoshi në të 39 që mbylli pjesën e parë 2-1 në favor të verilindorëve.
Përmbysja do të vinte në pjesën e dytë. Kristal Abazaj barazoi për Tiranën në të 69 dhe Patrick i solli fitoren në të 88. /Sport Ekspres/