VIDEO/ Shpërtheu në lot pasi la ekipin me 10 lojtarë dhe nuk i shihte dot penalltitë, ylli i Iranit rrethohet nga shokët e ekipit pas kualifikimit

Irani është skuadra çerekfinaliste e Kupës së Azisë. Kombëtarja nga Lindja e Mesme eliminoi Sirinë mbrëmjen e sotme dhe siguroi biletën për në 8-shen më të mirë të Azisë. Një kualifikim aspak i lehtë, teksa Iranit është dashur të luajë kohën shtesë me një lojtar më pak. Taremi kreu një ndërhyrje të parregullt në minutën e 90 dhe u largua nga fusha me karton të kuq. Ylli i Iranit shpërtheu në lot pas këtij momenti, teksa “braktisi” Kombëtaren e tij në një çast mjaft delikat.

Por Irani rezistoi në 30 minutat e kohës shtesë, e madje u tregua më i saktë se Siria në ekzekutimin e 11 metërshave. Taremi nuk kishte guximin t’i shihte gjuajtjet e penalltive, teksa qendronte me kokën ulur për të mësuar nga turma e stadiumit verdiktin final. Por fati ishte në krahun e iranianëve dhe shokët e skuadrës shkuan ta festonin me të kualifikimin për në çerekfinale. Një çast emocionues për sulmuesin e Portos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *