Juventusi bën merkato në Championship, prezanton mesfushorin argjentinas që u kushton 49.5 milionë euro

Juventusi ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër. Bardhezinjtë kanë bërë tregti në Championship, ku kanë siguruar shërbimet e Carlos Alcaraz-it. Mesfushori i Southampton-it ka firmosur me “zonjën e vjetër” në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Kostoja e këtij huazimi është 3.7 milionë euro, ndërsa një shifër nga 0.2-1.9 milionë eurosh do të jenë në trajtën e bonuseve në varësi të objektivave sportivë që lojtari dhe klubi do të arrijnë. Ndërkohë palët kanë rënë dakort që në verë mund të kryhet edhe blerja përfundimtare e kartonit të 21-vjeçarit për 49.5 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *