“Po humbim futbollin, e shoh te fëmijët e mi”! Trajneri që shpalli Argjentinën kampion bote: Lërini të luajnë dhe mos i thoni të pasojnë, nuk do kishim as Mesin sot

Trajneri që e shpalli Argjentinën si kampion bote, Lionel Scaloni, kishte një mesazh për të gjithë ata që japin kontributin e tyre në futboll. Vecanërisht për trajnerët e moshave, teksa sipas Scalonit, nuk duhet kurrë që t’i tregojnë fëmijëve se topi duhet pasuar menjëherë.

“Po e humbasim thelbin e futbollit. Jo vetëm në nivel profesional, por edhe me fëmijët. Fëmijët e mi luajnë në Spanjë dhe janë të mbingarkuar me informacione. Ata e marrin topin dhe tashmë po u thuhet se çfarë të bëjnë.

Ka më pak driblues, sepse nëse ata mezi e marrin topin dhe ju thoni, “Pasoje!”… Imagjinoni sikur Messi, kur ishte tetë vjeç, t’i ishte thënë vazhdimisht nga trajnerët e tij “Pasoje!” nuk do e kishim atë sot.”

Futbolli është bërë një gjë kaq e madhe, të gjithë lexojnë, studiojnë dhe mendojnë se me këtë, ata tashmë mund të menaxhojnë. Nëse i thua një 7 ose 8-vjeçari të bëjë një vrapim diagonal, të dublohet në mbrojtje… Ai është shtatë vjeç! Lëreni të luajë me topin, të bëjë gabime dhe kur të jetë 14 ose 15, atëherë mund të fillojmë të korrigjojmë . Është një mesazh për të ardhmen. Ky është një sport dhe bukuria e futbollit nuk duhet humbur”, tha Scaloni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *