VIDEO/ Baloteli nuk i ndalon kurrë skandalet! Publikon videon ku nxjerrë Putin si njeriun pozitiv të historisë, harron se çfarë po ndodh me Ukrainën

Si lojtar i Nice, në vitin 2018, sulmuesi italian Mario Balotelli ka qëndruar në Moskë dhe aty ka realizuar një video në të cilën shihet duke kërkuar Vladimir Putinin. Para ndeshjes me Spartak-un, futbollisti i atëhershëm i Nices ka shëtitur nëpër Moskë dhe ka filmuar veten duke thënë: “Putin, Putin, ku je Putin?”, ndërsa bashkëlojtarët qeshën.

Edhe katër vite më vonë, sulmuesi kontrovers “kujtoi” presidentin e Rusisë, për shumë njerëz në botë një personazh i urryer sepse sulmoi Ukrainën. Me shpërthimin e luftës në Ukrainë, futbolli botëror filloi të distancohej nga rusët. Skuadrat vendase janë pezulluar nga kompeticionet evropiane dhe kombëtarja nuk lejohet të luajë në kualifikueset e Euro 2024.

Megjithatë, ka shumë futbollistë që ende lavdërojnë Rusinë dhe e tolerojnë luftën. Një prej tyre është sulmuesi kontrovers Mario Balotelli. Ai publikoi një video në Instagram në të cilën krahason sjelljen e presidentit amerikan Joe Biden dhe diktatorit rus Vladimir Putin teksa i bënte homazhe një ushtari të rënë.

Mario e portretizon qartë Putinin në një këndvështrim pozitiv, pasi ai nuk ka frikë as nga shiu teksa i bën homazhe ushtarit të vdekur, ndërsa Biden shikon orën e tij. Videoja shkaktoi shumë reagime dhe komente negative dhe për këtë arsye ai duhej të mbështeste dhe të shpjegonte qëndrimin e tij. “Nuk bëhej fjalë për politikë. Bëhej fjalë për respektimin e njerëzve që vdiqën”, ka thënë Balotelli. /Elio Hadjari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *