Nëse mendoheni se i keni parë të gjitha në futboll, gaboheni. Ajo që vjen nga League One në Angli është tërësisht e një niveli tjetër, në ndeshjen Barnsley-Wycombe. Në minutën e parë të shtesës, Cosgrove përfitoi nga marrëzia e paparë e portierit mik Stryek.
Stryek po fitonte minutat duke pritur fundin e ndeshjes, sulmuesi kundërshtar e shtyu pak, pas së cilës portieri u rrëzua, por edhe e lëshoi topin. Ai mendoi se do të merrte një faull dhe do të vidhte edhe disa minuta, por gaboi rëndë.
Arbitri nuk sinjalizoi asgjë dhe sulmuesi i Barnsley mori topin dhe shënoi. Të gjithë në stadium u shtangën për një moment, si lojtarët ashtu edhe tifozët, por shpejt e kuptuan se gjithçka ishte e rregullt. Ndërkohë nuk mungojnë edhe akuzat e tifozëve të Wycombe në rrjetet sociale, duke i treguar portierit të tyre se ka shitur ndeshjen dhe se ishte gjithçka e bërë qëllimisht. /Sport Ekspres/
Barnsley’s 91st minute winner against Wycombe tonight was wild. ?
Just when you think you’ve seen it all on a football pitch. pic.twitter.com/SUKy5Js9wm
— Pyramid Podcast (@PyramidPodcast_) November 28, 2023