Shihni pankartën që hapet gjatë ndeshjes Juventus-Inter në Serinë A: Kosova është zemra e Shqipërisë

Shqiptarët janë kudo në botë, veçanërisht kur bëhet fjalë për Italinë, gjendemi të shumtë në këtë shtet fqinj. Në ndeshjen e djeshme të Serisë A mes Juventusit dhe Interit, shqiptarët jo vetëm që shkuan në stadium për të parë takimin, por lanë edhe mesazhin e tyre.

“Kosova është zemra e Shqipërisë”, ishte një prej pankartave të hapura në stadium, me fotografinë e bërë nga Nderim Kaceli. Shqiptarët po gëzojnë një moment të artë edhe me Kombëtaren, ku në saj të këtij bashkimi kemi arritur të shkojmë në Europianin e Gjermanisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *