Përpara 3 vitesh bënte foto mes gëzimit të madh me Ibrahimovic, tani është suedezi që duartroket talentin e Milanit vetëm…15-vjeç

Francesco Camarda jo vetëm që u përfshi në listë nga trajneri Stefan Pioli në skuadrën e Milanit për përballjen ndaj Fiorentinës, por mori edhe një shans për t’u shfaqur në fushë. Në këtë mënyrë, sulmuesi i talentuar u bë debutuesi më i ri në historinë e Serisë A. Skuadra nga San Siro pati shumë telashe me përbërjen e vijës sulmuese për ndeshjen e së shtunës në Serie A kundër “Violës”, por në fund arriti të fitonte me shifrat 1-0. Kjo për shkak të pezullimit të detyruar për kartonin e kuq të Oliver Giroud dhe problemeve shëndetësore të Noah Okafor dhe Rafael Leão.

Si rezultat, Luka Jovi? ishte në fushë nga minuta e parë. Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje ta përdorte atë shans dhe ishte një nga lojtarët më të dobët në fushë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes. Për këtë arsye, trajneri Stefano Pioli i dha shansin Francesco Camarda në minutën e 83. Vetëm 15 vjeç e 260 ditë dhe Camarda shkruan historinë në Serinë A. Përpara tre vitesh, Camarda bënte foto me Ibrahimovic si një tifoz i tij dhe si idhulli kryesor që kishte, por tani, Camarda zbriti në fushën e blertë me fanellën e Milanit dhe suedezi e duartroket nga stadiumi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *