VIDEO/ Milanit i mjafton një gol në “San Siro”, kuqezinjtë rimarrin vendin e tretë në renditje

Milani ka bërë detyrën mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë kanë mposhtur minimalisht Fiorentinën me shifrat 1-0. “Djallit” i ka mjaftuar vetëm një gol në “San Siro” për të marrë tre pikët. Autori i golit të vetëm të takimit ishte Teo Hernandezi.

Milani fitoi të drejtën e një 11 metërshi në minutat shtesë të pjesës së parë. Pranë pikës së bardhë të penalltisë shkon për të gjuajtur topin Hernandezi. Ky i fundit tregohet i saktë me goditjen e tij dhe në minutën e 45’+2’ i jep epërsinë kuqezinjve. Me këtë fitore Milani rimerr vendin e tretë në Serinë A, ku deri më tani ka grumbulluar 26 pikë, 5 më pak se Interi i vendit të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *