VIDEO/ Goli i çmendur i Spahiut vendos fitoren e Egnatias, Kukësi rezulton “kockë e fortë” edhe për ekipin e momentit të Superiores

Egnatia ka arritur që të marrë një tjetër fitore, duke mbajtur kryesimin në Superiore. Ekipi i Tetovës hasi shumë vështirësi ndaj Kukësit të Nicës që po rezulton kockë e fortë dhe ka lënë pas nisjen e keqe të sezonit.

Goli i parë i takimit u realizua nga verilindorët me anë të La Torre në minutën e 26. Megjithatë rezultati do të barazohej me Fernandon nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 35. Më pas ndeshja u vendos me një super gol të Spahiut nga distanca në të 55, që me shumë mundësi mund të jetë një prej golave të vitit. /Sport Ekspres/

Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Musta, Mëllugja, Aleksi, Fernando, Spahiu, Isgandarli, Dwamena

Kukësi: Tafas, Lala, Duka, Zogos, Murati, Domi, Fejzaj, Nazayro, Motta, la Torre, Kango

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *