Mbrëmjen e sotme në Paris është duke u zhvilluar ceremonia e Topit të Artë. Ndër çmimet e shpërndara në këtë ceremoni është edhe ai Kopa, i barasvlefshëm me Topin e Artë për kategorinë e lojtarëve nën 21 vjeç. Fitues i këtij trofeu është Bellinghemi, i cili po shkëlqen te Reali i Madridit këtë sezon. Në fjalimin e tij, mesfushori anglez jep edhe mendimi e tij për lojtarin që meriton të ngrejë Topin e Artë këtë sezon, duke përmendur emrin e Mesit.
“Është fituesi i Kupës së Botës dhe Lionel Mesi pari një Kupë Bote fantastike. Ai e meriton ta fitojë Topin e Artë. Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në udhëtimin tim nga Birminghemi, te Dortmundi, tani te Reali i Madridit. Ka më shumë për të ardhur”, ka deklaruar Xhud Bellinghemi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/