Empoli dhe Atalanta janë përballur sot në kuadër të javës së 10 të Serisë A. Bergamaskët kanë fituar me rezultatin e pastër 0-3. Etrit Berisha ka kaluar nga “parajsa” në “ferr” brenda pak ditëve. Në ndeshjen e shkuar shkëlqeu me pritjet fantastike kundër Fiorentinës, ndërsa sot mban një pjesë të përgjegjësisë në golat e pësuar.
Skamaka hapi serinë e golave që në minutat para të takimit. Sulmuesi Italian e kalon me sukses topin mes këmbëve të Berishës, duke nisur festën e Atalantës. Në minutën e 29, ishte Kopmajnersi ai që shtoi emrin e tij në listën e golashënuesëve. Goditja e tij ishte qendrore dhe kaloi pranë duarve të Etrit Berishës, por ky i fundit nuk mundi ta ndalte topin të shkonte në rrjetë. Historinë e këtij takimi e mbylli Skamaka në minutën e 51-të, kur i fiksoi shifrat në 3-0. Atalanta shkon në vendin e katërt në renditje, ndërsa Empoli mbetet sërish në pozicionin e 18 të tabelës së klasifikimit në Serinë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GoaL! | Empoli 0-1 Atalanta | ?? Teun Koopmeiners ?? Gianluca Scamaccapic.twitter.com/jn6cxo5gK3
— FootColic ?? (@FootColic) October 30, 2023