Mbrëmë, në derbin e javës së dhjetë të Serisë A, Interi mposhti Romën me rezultat 1-0 në shtëpi dhe në qendër të vëmendjes ishte Romelu Lukaku, i cili u prit me një breshëri fishkëllimash në Meazza, Ai do ta kujtojë për një kohë të gjatë poshtërimin që i bëri Barella për një kohë të gjatë.
Kjo u pa më së miri që në fillim të ndeshjes, kur lojtarët e të dyja skuadrave u futën në fushë, e më pas u përshëndetën me njëri-tjetrin. Lukaku shkoi për të përshëndetur ish-shokët e tij, por poshtërimi i bërë nga Nicolo Barella u pa nga të gjithë. Lukaku i ofroi dorën Barellës, por mesfushori i Interit refuzoi dhe më pas edhe qeshi për këtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Barella wanted nothing to do with Lukaku. pic.twitter.com/nXJ0as5pJA
— FedeNerazzurra (@F_Nerazzurra) October 29, 2023