Flamurtari është mundur në transfertë ndaj Burrelit. Vendasit arritën që të fitonin me shifrat 1-0 në këtë takim, ku sigurisht që ishin vlonjatët si favorit për të dalë me tre pikë. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Flamurtarit, Emiliano Cela, shfaqi pakënaqësitë e tij me arbitrimin në “MCN TV”.
“Ishte një maskaradë e arbitrit, ishin çuna të rinj nga Shkodra. Po jepnin faulla që në fillim dhe “qershia mbi tortë”, ai gol në pozicion jashtë loje. Në këtë Kategori duhet të punosh edhe për të përballuar gjëra të tilla. Si kanë guxim, disa çuna të vegjël nga Shkodra të vijnë aty dhe të hedhin poshtë emrin e një ekipi si Flamurtari. Është akoma tetor, më duket sikur jemi në maj, në kohë zgjedhjesh. Goli i Burrelit ishte i parregullt, më kanë ardhur foto”, tha Cela. /Sport Ekspres/