Gazetari italian e pyet se përse humbën, lojtari i Fiorentinës tregon arsyen: Etrit Berisha ishte portier shumë i mirë

Empoli arriti të fitonte kundër Fiorentës në transfertë me shifrat 0-2. Lojtari më i mirë i takimit u shpall Etrit Berisha me pritjet e tij mbreslënëse. Përgëzimet i kanë ardhur portierit shqiptar edhe nga kundërshtarët, jo vetëm nga shokët e ekipit.

Teksa gazetari italian ka pyetur mbrojtësin e Fiorentinës, Martinez Quarta, për arsyen e humbjes kundër Empolit, Quarta u shpreh: “Portieri i Empolit, Berisha, ishte shumë i mirë. Ata po mbylleshin mirë mbrapa dhe futeshin në kundërsulm. Për fatin e keq, ne nuk na shkuan gjërat siç duhet. Jemi shumë të keq ardhur për këtë humbje që na dëmton shumë”, tha lojtari i Fiorentinës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *